“I fiksuar pas pastërtisë”/ “Vesi” i djalit të Miriam Canit do t’ju shkrijë së qeshuri!

Këngëtarja e dashur për publikun, Miriam Cani, është mjaft aktive në rrjete sociale me postime nga përditshmëria e saj.

Por postimi më i fundit në Instastory padyshim që na ‘i shkriu zemrat’.

Këngëtarja ka postuar një foto të djalit të saj teksa fle gjumë dhe na tregon gjithashtu fiksimin e tij, që është furça e dhëmbëve të cilën Duam e mban gjithmonë me vete madje edhe kur fle gjatë natës.

Higjenën e gojës e kemi shumë fiksim. 10 herë në ditë nuk mjafton. E mbajmë furçën për siguri dhe në gjumë se si dihet natën.“- ka shkruar Miriami, ndërsa në foton tjetër e ka quajtur djalin e saj “dentist i ardhshëm”.