Jo me larg se dje, neper rrjetet sociale u be buje per shkak te nje deklarate te Fifit, ndaj te dashurit te saj, Adisit.
Ajo ishte shprehur se do te donte t'a kishte ruajtur veten per te, pra mos te kishte patur eksperienca seksuale te meparshme.
Kjo solli nje revolte nga ana e gazetares, Zhaklin Lekatari, e cila u shpreh se i erdhi neveri nga deklarata e Fifit , pasi sipas saj ruajtja e virgjerise per parntnerin eshte gjeja me e shemtuar qe nje grua mund te thote ne kohet e sotme.
Persa i perket kesaj situate, nje mendim publik e ka shprehur dhe gazetarja Dalina Buzi.
Me ane te nje videoje ne Instagram, Dalina eshte perpjekur te analizoje ate cka ka dashur Fifi te thoje, duke i dhene te drejte se fundja eshte menyra e saj se si zgjedh te dashuroje.
“Kur do heqim dorë së marruri me Fifin kur bie në dashuri. Nuk morëm ndonjë mësim nga Big Brother ne kur ishte atje? Lëreni Fifin të shprehet siç do ajo të shprehet dhe të jetë ekspresive. Gjëja që ka thënë Fifi në fakt mendoj unë që poetikisht ka dashur të thoët që ti je kaq i jashtëzakonshëm, kaq i mirë, kaq i mrekullueshëm sa do të doja që të të kisha njohur që ditën e parë, do të doja që të mos kisha kaluar asnjë ekpseriencë me askënd por vetëm me ty. Pra i ka fshirë të gjithë ishat e saj dhe i ka thënë që do të donte të jetë vetëm ai në jetën e saj. Ndonjëherë njerëzit e thonë, shumicën e kohës në krevat, ajo ka dashur ta thotë në Instagram. Ajo kështu ka dashur të shprehet. Mendon që ai është gjithçka dhe bravo çuni sepse ka treguar që ka diçka, dhe ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, por çfarë rëndësie ka unë nuk mendoj që është një deklaratë aq e keqe . Pse thotë më fal? Po pse thotë jam psikopatja jote? Hajde analizojmë Fifin tani.”