Aurela Gaçe ka bërë me dije se do të qëndrojë për pak kohë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit.
Këngëtarja ka ndarë një video në Instagram, përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.
Ajo thotë se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live në mënyrë derisa të shërohet.
Mes të tjerash, këngëtarja thekson se nuk është një problem shqetësues por duhet që të pushojë pak për të ruajtur shëndetin e kordave.
“I drejtohem audiencës time besnike!
Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.
Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim qe të mos bëj një dëm qè mund të ketë pasoja më vonë.