Gjatë ditës së djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka patur mjaft debate mes banorëve.
E gjithë revolta si fillim nisi mes Oltës dhe Luizit, pasi ky i fundit i drejtoi gishtin aktores për pyetjen anonime se “pse bën sikur nuk e di që Kiara është e lidhur jashtë”.
Megjithëse Olta nuk e pranoi ta ketë bërë ajo pyetjen, debati mes tyre agravoi deri në ofendime e kërcënime.
Mirëpo, Olta nuk e la me kaq por pas Luizit u kap “kot më kot” me Kiarën dhe Efin.
Përsa i përket Kiarës, Olta tha: “Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”.
Ndërsa për Efin tregoi se i di shumë gjëra dhe po të dojë mund ta nxjerr jashtë me një fjali.
“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”.
Mirëpo nuk vonoi shumë që deklaratës së Oltës ti reagonin të afërmit e Kiarës.
Ndërsa sot, ka ardhur reagimi dhe nga familjarët e Efit.
Teksa kanë postuar një foto në InstaStoryn e profilit të Efit, të afërmit e saj shkruajnë:
“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”.