Pak muaj më parë bëri bujë të madhe rregullimi i marrëdhënieve mes Stresit dhe Noizyn. Stresi ka deklaruar se i kanë dhënë fund çdo keqkuptimi dhe tani secili vijon rrugën e tij, ndryshe nga sa kanë pritur disa reperë.
Madje, ai e mbështeti publikisht Noizy-n, për një sfidë në rrjetin TikTok, nga ku paratë e fituara shkuan për një kauzë humane.
Megjithatë, djemtë çdo ditë e më shumë na befasojnë. Ditën e sotme Stresi ka publikuar një Insta-Story teksa dëgjon këngën e Noizyt, “Nuk kan besu”.
Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, megjithatë fansave të tyre me siguri iu bëhet qejfi që ata tanimë kanë këtë marrëdhënie.
Epo presim bashkëpunimin! Apo po kërkojmë shumë?! Me gjestet e fundit, asgjë nuk është më e pamundur…