I dhanë fund lidhjes pak kohë më parë, por çifti i njohur i showbizit vazhdojnë te flenë bashkë

Pete Davidson dhe Kim Kardashian i habitën të gjithë këtë vit me romancën e tyre që u përfol shumë në media e më pas ndarjen që erdhi pas 9 muajve bashk.

Megjithatë pas ndarjes së tyre mesa duket dyshja kanë fjetur së bashku.

Në një raport të publikuar nga The Sun, ish-çifti kanë fjetur fshehurazi në dhomën e hotelit të Kardashian në New York rreth dy muaj pasi u njoftua për ndarjen e tyre.

Raporti thoshte se Kardashian e bëri udhëtimin në Nju Jork pasi u kthye nga Java e Modës në Paris, ndërsa Davidson ishte duke filmuar Bupkis në Big Apple.

“Pete e vizitoi Kimin në dhomën e saj dhe të nesërmen Kim u pa duke dalë fshehurazi nga hyrja e pasme e hotelit e maskuar”, tha një burim për The Sun.