I dedikoi këngë Beniadës, këngëtari zbulon mesazhin që mori nga modelja

Beniada Nishani ishte një ndër banoret më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother VIP” për çiltërsinë dhe pozitivitetin që e karakterizonte.

Një artist i ri, Kejvi Latka ose i njohur ndryshe me emrin e artit Kevinjo, i ka dedikuar së fundmi një këngë modeles.

Këngëtari ka treguar se ai e ka ndjekur ish-banoren gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme dhe kishte vendosur të shkruante një tekst për të.

“Beniada ishte një figurë publike pasi doli nga “BBVIP”. Ajo ishte një personazh që pëlqehej shumë, unë e kam parë, e kam ndjekur dhe një ditë shkova në studio dhe shkrova tekstin. Nuk e kam bërë për klikime por për qejfin tim” – tregoi ai për “Shqipëria Live”.

“Beniada më ka dërguar një voice rekord, më ka suportuar, personi që ia menaxhonte ‘Instagramin’ më ka hedhur dhe në ‘Storyt’ e saj kur ajo ka qenë brenda shtëpisë dhe kam mbetur i kënaqur nga ana e saj, pasi i ka pëlqyer si projekt muzikor. Beniada më tha: Wow, Kevinjo më ka thënë kushërira ime për projektin muzikor e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë”- u shpreh këngëtari.