Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i bashkëpunimit me artistin Yll Limani.
Kënga e titulluar “Kriminele” është pëlqyer shumë nga publiku, teksa vetëm pak orë më parë, artistja ka nxjerrë projektin e saj më të ri muzikor por këtë herë në gjuhën gjermane.
“OFT VERTRAUT” është titulli i këngës që flet për një vajzë e cila vazhdonte i besonte ish- partnerit edhe pse ai e tradhtonte.
Duket se Loredana po përpiqet të na thotë diçka nëpërmjet këtyre teksteve.
“Të kam besuar shumë herë, çdo fjalë,por disa gjëra, jo, nuk ndryshojnë kurrë. E dija se ka një grua tjetër për të cilën blen trëndafila“-thuhet mes të tjerash në vargjet e këngës.
Ajo shprehet e zhgënjyer dhe se ka humbur besimin, teksa “ai” i kërkon të rikthehen: “Të kam besuar kaq shpesh, kam besuar çdo fjalë, por disa gjëra, jo, nuk ndryshojnë kurrë. Ti thua se je gati tani dhe dëshiron të provosh përsëri.Është tepër vonë për këtë tani, gjithë të mirat në rrugën tënde”.
https://www.instagram.com/reel/Cn5V7nRJMzq/?igshid=YmMyMTA2M2Y=