Ditën e sotme është trasmetuar punatata e parë e “Big Brother VIP Fan Club” me moderatore Megi Pojanin dhe opinionist Ardit Çunin.
Dinamika të shumta u diskutuan në këtë puntatë të sotme, ku ndër to ajo çka u komentua më shumë ishte debati i ashpër mes Gentit dhe Oltës.
Mirëpo, përpos këtyre Megi Pojani na zbuloi edhe një lajm ekskluziv nga Big Brother.
Ajo u shpreh se të martën do të ketë hyrje të reja, mirëpo nuk zbuloi asgjë më tepër duke e lënë gjithçka suprizë për publikun.
Përsa i përket debatit të Oltës dhe Gentit, kujtojmë se në panel ishte e ftuar bashkëshortja e këtij të fundit.
Ajo u shpreh se Genti është një karakter shumë i drejtpërdrejt dhe se reagon me tone të larta kur i mohoet e drejta, ashtu siç sipas saj ndodhi në rastin me Oltën.