Artistja e njohur Doja Cat ka humbur 180 mijë ndjekës në pak ditë, pas një “konflikti” që pati me fansat e saj e megjithatë kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak, përkundrazi, sipas saj tani ndihet më “e lirë”.
Kujtojmë se largimet masive nga llogaria e saj në Instagram e jo vetë, erdhën pasi Doja Cat ju përgjigj fansave që po diskutonin nëse duhet ta quanin veten “kitten” apo “kittenz” me fjalët: “Lini telefonat, gjeni një punë dhe ndihmoni prindërit me shtëpinë”
Fansat e konsideruan këtë si mungesë respekti dhe në shenjë “revolte’ u larguan, madje e detyruan Doja-n të mbyllte edhe llogarinë në Threads. Megjithatë, pasi “stuhia” kaloi, Doja tha: “Duke parë të gjithë këta njerëz që nuk ndjekin më bën të ndihem sikur jam liruar nga një barrë e madhe që më ka mbajtur poshtë për kaq shumë kohë. Ndihem sikur mund të rilidhem me njerëz që kanë rëndësi me të vërtetë, që më duan për atë që jam dhe jo për atë që isha.”
Doja Cat said she feels "free" after losing 180,000 Instagram followers due to her scathing dispute with fans in July: "I've defeated a large beast." https://t.co/Ucvrf01mkZ
— E! News (@enews) August 16, 2023
Nga ana tjetër, Doja vazhdon t’i kthehet po njësoj ndjekësve, pa ndryshuar mendim, teksa ju përgjigj njërit prej tyre që i kërkoi t’i shprehte dashurinë, me fjalët: “Jo, sepse as nuk të njoh”. Ajo i ka vënë shumë rëndësi faktit që edhe pse i vlerëson fansat, nuk mund të dojë dikë që nuk e njeh në jetën reale, ndërsa ka pranuar që të përballet me “furinë” e atyre që këtë gjë nuk e kuptojnë