Linda Hakaj është një nga këngëtaret e muzikës së lehtë popullore më të pëlqyera në Kosovë, e cila njihet për vokalin e saj unik ndërsa së fundmi ka rënë në sy edhe përshkak të ndryshimit drastik që ka pësuar në pamje.
Linda ka humbur plot 60 kilogramë, ndërsa është përballur me reagime të ndryshme e më së shumti negative nga ndjekësit që mban në rrjete sociale.
E ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ajo ka treguar se është bullizuar shumë herë sidomos pas humbjes së madhe të peshës.
“Faleminderit për pyetjen. Bravo. Shumë herë, bile së fundmi para një viti dy. Kjo puna e bullizmit shumë më vret sepse kemi fëmijë. Unë mendoj që asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i bullizuar. Unë tashmë jam e rritur dhe nëse unë ndihem mirë nuk më pengon mendimi i tjetrit. Por, kisha pasur qejf me qenë pjesë e ndonjë kampanje e vetëdijësimit të njerëzit tanë, e sidomos femrave. Po e ceki femrave se gjithë ato mesazhe që kam marrë për shkak të punës së peshës. Kur kam qenë e plotë, a përse nuk po e ndal gojën, je bërë kështu je bërë ashtu”, u shpreh Linda.
“Pasi u operova e jam kthyer në peshë normale, më kishin shkruar në privat i paske ik hoxhës prej tabuti. Më ka ardhur interesant, si një femër, si një nënë mundet që të bëj një pyetje kur duhet të mendojë se ai ka fëmijë të vetin dhe si ishte ndjerë nëse do i thoshin fëmijës së vet. Në qoftë se se dikush e merr një iniciativë të tillë, do kisha qenë e para për vetëdijësimin e gjithë njerëzve që sa më pak me pas bulizëm të paktën tek gjeneratat e reja”, vazhdoi më tej 39-vjeçarja.