Të humbasësh punën mund të duket e tmerrshme për egon dhe për gjëndjen financiare në momentin e parë që ndodh.
Ndjesitë që lë një ngjarje e tillë patjetër nuk janë pozitive, por kjo s’është ajo në të cilën duhet të fokusoheni. Disa gjëra nuk janë në kontrollin tonë, prandaj ju do të përpiqeni të bëni çfarë mundeni.
4 gjëra shumë të rëndësishme që duhet të keni parasysh që prej këtij momenti.
Të humbasësh punën mund të duket e tmerrshme për egon dhe për gjëndjen financiare në momentin e parë që ndodh. Ndjesitë që lë një ngjarje e tillë patjetër nuk janë pozitive, por kjo s’është ajo në të cilën duhet të fokusoheni. Disa gjëra nuk janë në kontrollin tonë, prandaj ju do të përpiqeni të bëni çfarë mundeni. 4 gjëra shumë të rëndësishme që duhet të keni parasysh që prej këtij momenti.
1. Eshtë e lejueshme edhe të “vuash” për humbjen e punës
Sigurisht është mirë të jesh i vetëdijshëm se me humbjen e punës ju humbisni të ardhurat dhe rrjedhimisht kjo ndikon tek i gjithë stili i jetës suaj. Rutina s’është më e njëjta, mund të kufizoheni në gjithçka bëni dhe përveç kësaj, ndërveprimi me kolegët dhe mjedisin e punës mungon. Mund të keni një miks emocionesh negative dhe inat me veten, me shefin apo me atë tipin që mendon se u bë shkak për largimin tënd, por merrni frymë thellë dhe mendoni. Eshtë e natyrshme të ndiheni kështu, por pasi të keni shkarkuar gjithë inatin, filloni dhe reflektoni. Mos u merrni me askënd përveçse me veten dhe qëllimin e radhës.
2. Kujtoji vetes që je shumë më tepër se puna jote
Nëse të duket sikur ke humbur gjithçka, mendo sërish. Shih gjërat pozitive që ke në jetën tënde dhe mundësitë e reja që vijnë pas këtij momenti. Eshtë e sigurtë që do të vijnë, mjaftojnë thjesht të mos i humbni duke u mbytur në mendime negative.
3. Pyet veten se çfarë mësove nga kjo eksperiencë
Pyet veten se çfarë bëre mirë në këtë punë? Cilat janë aftësitë që përmirësove dhe çfarë marrëdhëniesh krijove me shefat/kolegët gjatë kohës tënde atje.
A kishte elementë në atë vend pune që s’bënin për ty? Nëse është kështu, mendoje largimin si gjënë më të mirë që mund të të ndodhte.
4. Bëj një plan për të nisur një punë të re- dhe fillo!
Vendos me veten se çfarë pret nga një punë tjetër. Nis aplikimet dhe vendos çdo ditë objektiva të vogla me veten. Për shembull: vendosi vetes qëllim që për 3 orë çdo ditë do të kërkosh dhe aplikosh në vende të ndryshme pune.
Sillu mirë me veten dhe shpreso që diçka më e mirë do të vijë.
Burimi: Psychology Today