Dashi-Marsi vazhdon të jetë në anën tuaj veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë duke ju sjellë fat aty-këtu. Vetëm Plutoni priret mos jetë favorizues sot nga shenja e Bricjapit. Familjarët e afërt do të kërkojë praninë tuaj e mund të gjendeni në një situatë ku ju duhet të zgjidhni.
Demi-Hëna është në anën tuaj sot dhe do të merrni një lajm të mirë që do t’iu gëzojë pa masë. Kriza e javës së kaluar do të marrë fund dhe financat tuaja do të kthehen sërish aty ku ju dëshironi.
Binjakët-Yjet parashikojnë që ta shikoni me pesimizëm situatën dashurore. Nëse keni kërkuar për dashurinë perfekte dhe deri tashmë nuk keni pasur fat, atëherë do të filloni të ndiheni të pashpresë. Kjo fazë është kalimtare. Duhet të shikoni drejt së ardhmes. Mos u dorëzoni.
Gaforrja-Sot duhet të flisni me disa miq për të marrë ide sesi të keni një komunikim më të afërt me partnerin. Në financë nuk duhet të shpenzoni pa parë të ardhurat që keni.
Luani-Planetet ju këshillojnë të bëni kujdes me çështjet e parave dhe punës në ditët në vijim. Mos lejoni që influenca e Neptunit t’ju çojë në rrugë të gabuar.
Virgjëresha-Do të keni ritme frenetike gjatë kësaj të marte dhe rrezikoni të tregoheni shumë sipërfaqësor dhe për pasojë mund të gaboni. Disa planetë do ju bëjnë ambiciozë dhe gati për të sfiduar gjithë botën. Kujdes tregoni me shëndetin i cili do jetë disi delikat. Në planin financiar do vendosni rregull dhe gjendja do stabilizohet.
Peshorja-Mund të jeni në pikën që keni nevojë të ndaloni e të pushoni. Është koha që ta bëni. E meritoni një pushim, kështu që shfrytëzojeni ditën për t’u argëtuar. Tregohuni socialë me të tjerët dhe ndani mendimet tuaja. Sa më shumë të ndani nga vetja me të tjerët aq më shumë respekt do të fitoni.
Akrepi-Jupiteri në shenjën miqësore të Dashit ndikon sjelljen tuaj sot dhe nxit origjinalitetin dhe spontanitetin tuaj tipik. Neptuni i dobishëm në shenjën miqësore të Peshqve ju bën veçanërisht empatikë në vendin e punës. Saturni sjell disa shqetësime, por asgjë serioze.
Shigjetari-Hëna është në anën tuaj sot. Mund të merrni një lajm të mirë, të cilin keni disa ditë që e prisni. Do të merrni disa vendime të vështira në punë, por mos u shqetësoni pasi keni bërë zgjedhjen e duhur.
Bricjapi-Partneri/ja është si ju. Jeni të dy seriozë. Kjo do ju bëjë që të futeni në diskutime të thella dhe keni për t’u kënaqur nga kjo gjë.
Ujori-Sot duhet të tregoni qetësi në bisedat që do bëni me partnerin, ndryshe mund të keni probleme me të. Në aspektin financiar nuk keni shumë të ardhura.
Peshqit-Keni vështirësi në marrëdhënien me të dashurit tuaj dhe situata nuk do të përmirësohet derisa Dielli të largojë efektin mbi shenjën tuaj në fund të muajit. Shmangni me sa mundësi keni temat e diskutueshme./tvklan.al