Dashi-Do të jetë një ditë rutinë për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiqni planin tuaj ditor dhe nuk do të devijoni aspak. Mos humbisni kohë me gjëra të tjera.
Demi-Dita do të fillojë mirë për ju, falë planetëve që janë për t’ju mbështetur. Marsi, Jupiteri, Plutoni dhe Hëna sëbashku janë aleatët e tu, kështu që vështirë se do ketë diçka që mund t’ju mërzisë sot.
Binjakët-Këshillat nuk ju mungojnë këto kohë, madje duket sikur të gjithë e dinë se cila është gjëja e duhur për ju. Shanset janë që secili prej tyre ta ketë gabim. Nuk ju duhet ndihma e të tjerëve, dëgjoni me vëmendje zërin e brendshëm.
Gaforrja-Parashikonit një moment pushimi, por në fakt gjithçka do të jetë më mirë. Një diskutim me partnerin do t’ju bëjë më kokëfortë.
Luani-Aktiviteti i djeshëm kozmik e ka bërë shumë të qartë se ju duhet të mendoni sërish për një plan që ka shkuar mirë. Nëse tregoheni i zgjuar nuk do të merrni asnjë vendim përfundimtar teksa Mërkuri po lëviz në drejtim të kundërt. Jepini më shumë kohë vetes.
Virgjëresha-Mos merrni veprime impulsive. Nëse keni një punë të qëndrueshme mos e lini atë vetëm sepse jeni lodhur me një koleg. Flisni me punëdhënësin tuaj dhe shpjegojini që nuk mund të punoni për dy vetë për sa kohë paguheni njëlloj. Me shumë mundësi do t’ju ofrohet një pozicion më i mirë.
Peshorja-Dita do të jetë pasive. Sot përmbajuni mungesës së maturisë si dhe parandaloni aktivitete efektive dhe arritje të javës së kaluar. Shmangni gjithë problemet e mundshme. Pasditja mund t’ju sjellë një takim të këndshëm.
Akrepi-Thuajse të gjitha gjërat janë të mundura për ju aktualisht dhe ato pak që nuk mund t’i keni thjeshtë nuk ia vlejnë. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve të rinj që do të njihni, si në aspektin social ashtu edhe profesional. Ata mund të jenë çelësi i suksesit në terma afatgjatë.
Shigjetari-Lini mënjanë mendjemadhësinë, është koha që të përgatiteni për të ardhmen. Është periudhë e rëndësishme për të caktuar qëllimet tuaja. Mendoni për të ardhmen.
Bricjapi-Sa më shumë t’i besoni zërit të brendshëm, aq më shumë shanse do të keni për të qenë të suksesshëm. Vizioni që do të keni sot është realiteti që do të jetoni në të ardhmen e afërt.
Ujori-Jeni në formë të shkëlqyer do të jepni më të mirën nga vetja juaj. Në fushën e ndjenjave do të jetë e lehtë të gjeni justifikime.
Peshqit-Aktiviteti kozmik i ditës së djeshme e ka bërë të qartë edhe një herë tjetër se ju nuk duhet të mbështeteni kaq shumë tek një person i caktuar, por keni nevojë të rifitoni lirinë e mendimit dhe veprimit. Mund t’ia dilni edhe i vetëm, pa marrë parasysh se çfarë thonë disa njerëz./tvklan.al