Dashi – Këndi hënor me Neptunin do ju vendosë në pikëpyetje idetë që keni pasur për jetën tuaj prej vitesh. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, por ju afron gjithnjë e më shumë drejt përqafimit të vetes suaj të vërtetë dhe shprehjes së plotë të potencialit tuaj.
Demi – Një takim i rastësishëm do t’ju lidhë me të shkuarën. Mërkuri bën një lidhje me Uranin dhe kjo do ju shkaktojë përzierje të ndjesive. Nëse me këtë person gjërat s’kanë përfunduar si duhet, ndoshta është momenti që t’i ktheni në vendin e duhur.
Binjakët – Po refuzoni të pranoni një ofertë por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Ndonëse mund të keni ndjesinë se diçka po ju fshihet, mund të humbisni një mundësi të mirë. Gjithsesi, tregohuni të kujdesshëm në çështjet që kanë të bëjnë me shuma të mëdha parash sepse Mërkuri do të kthehet në prapavijë pas disa ditësh.
Gaforrja – Është momenti që të pushoni pak, por do ju duhet të improvizoni sepse periudha nuk është shumë premtuese. Mjafton t’i jepni vetes pak hapësirë në një vend të qetë dhe relaksues, kaq do të mjaftojë që të rimerrni energjitë.
Luani – Nëse doni diçka me shumë pasion, e mira do të ishte të prisnit disa ditë. Neptuni do ju bëjë të magjepseni pas saj, por sapo kjo fazë të kalojë do të qortoni veten pse shpenzuat aq shumë para. Investoni në diçka më të mirë për veten tuaj.
Virgjëresha – Një mundësi që ju ka shpëtuar një herë, mund të rishfaqet dhe duhet ta merrni në konsideratë. Me Mërkurin që do të kthehet në prapavijë, mos kini shumë pritshmëri sepse gjërat do duan kohë për të marrë një ritëm. Gjithsesi, jini të përgatitur dhe mos e humbisni shansin sërish.
Peshorja – Lidhja Hënë-Neptun do të shkaktojë disa probleme në komunikim. Dikush do ju keqkuptojë dhe kjo do të shkaktojë një ngatërresë. Nëse dëshironi të flisni për diçka, sigurohuni që t’i thoni gjërat sa më qartë që të jetë e mundur.
Akrepi – Ka gjasa të takoni dikë që ka një pasion shumë të madh për diçka të caktuar saqë do ju ‘infektojë’ edhe ju. Do të dëshironi të bëheni pjesë dhe kjo është një pikënisje e re që po ju pret.
Shigjetari – Një mundësi që premton shumë dhe po ju merr të gjithë vëmendjen nuk duhet ta pranoni me aq entuziazëm. Mërkuri që do të kthehet në prapavijë tregon se ka shumë detaje të fshehta që do ju duhet të merreni në javët në vijim.
Bricjapi – Një takim do ju gëzojë, do ju frymëzojë të përqafoni mundësi të reja dhe të zbuloni rrugë që s’i kishit menduar. Nëse ka diçka që keni dashur ta provoni por ju është nevojitur mbështetje, kjo situatë do shërbejë si katalizator. Lidhja Mërkur-Uran do të nxisë anën tuaj lozonjare dhe aventuriere.
Ujori – Thjeshtëzojin situatat sa më shumë të jetë e mundur. Me Mërkurin që përgatitet për prapavijën, ngjarjet që prisni të ndodhin ose njerëzit ku mbështeteni nuk do të dalin siç i kishit menduar. Megjithëse do ia dilni të përparoni dhe të kryeni një punë thuajse të përsosur, tregohuni të vëmendshëm sepse disa detaje mund t’ju shpëtojnë.
Peshqit – Jeni gati për të bërë gjëra më të mëdha, por kjo nënkupton më shumë përgjegjësi. Ideja se do të dilni nga zona e rehatisë po ju bën të hezitoni. Do të jeni konfuzë ndaj bisedoni me një person që di të këshillojë për t’i shpëtuar mendimeve tuaja./tvklan.al