Dashi-Lajm i mirë sepse tani po e përjetoni dashurinë në mënyrë impulsive, pasionante dhe Marsi, duke kaluar në shenjën tuaj, po ofron kaq shumë për një lidhje të vërtetë dhe plot sinqeritet. Deri në atë pikë sa do të arrini të mbyllni një histori që ju ka lënduar, sepse do ta bëni zemrën të kuptojë se tani po ecni përpara.
Demi-Mundohuni që të mos emocionoheni shumë për çështje të caktuara. Sigurohuni që të jeni energjik dhe merrini gjërat lehtë.
Binjakët-Sot duhet të jesh i hapur për këndvështrime të reja, jo vetëm ato absolute, sepse kjo është mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje për problemet tuaja.
Gaforrja-Nëse humori nuk është edhe aq i mirë, hiqni qafe shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin. Ndjenja e nostalgjisë do t’ju lodhë disi, prandaj mundohuni të mos mendoni shumë.
Luani-Sot do të dëgjoni gjëra që janë në interesin tuaj, por duke qenë se mund të mos përputhet ekzaktësisht me ato që po planifikoni, ju mund të vendosni ta injoroni. Mos e bëni këtë gabim.
Virgjëresha-Ndihuni të lirë të ndizni pasionin tuaj me ndihmën e njerëzve që ju rrethojnë. Bashkohuni me ata që ndajnë të njëjtat ëndrra dhe kanë një plan për të përmbushur gjërat që ju zgjidhni.
Peshorja-Mund të merrni një lajm të papritur për tu përballur me ndryshimet mbi planet aktuale. Rezultati i punës që keni pritur me entuziazëm ditët e fundit, mund të jetë krejt e ndryshme nga ajo që keni pritur apo shpresuar. Kjo mund t’ju lëndojë.
Akrepi-Afërdita është në disavantazh për shenjën tuaj, në dashuri ndjeheni të lodhur dhe po vuani pak sepse jeni gjithmonë në pozita vetëmbrojtjeje. Njerëzit që shtiren po ju mërzitin, por nëse e keni vënë punën në rend të parë dhe keni lënë pas dore dikë, tani është koha të fokusoheni.
Shigjetari-Një zgjidhje e papritur do t’ju kthejë entuziazmin për një projekt që kishit vendosur ta braktisnit. Për sa i përket dashurisë, keni nevojë të keni gjithë vëmendjen e njeriut të zemrës.
Bricjapi-Planet tuaja kanë mbetur paksa pezull këtë periudhë. Mos ndaloni. Yjet ju favorizojnë deri në fund të muajit për surpriza shumë pozitive.
Ujori-Shpirti krijues, fati dhe pjekuria në marrëdhëniet profesionale do t’ju lejojnë të arrini objektivat tuaja. Do të ndiheni të kënaqur për rezultatet që do të arrini në sektorin ekonomik.
Peshqit-Injoroni çfarë të tjerët ju thonë se duhet të bëni dhe ndiqni instinktet. Nëse ato ju thonë se duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me disa persona, bëni kujdes./tvklan.al