Horoskopi i Dashit nga Paolo Fox: Këtë të hënë 23 po vijnë gjëra të mira në dashuri, shanse për njohje të reja, si dhe ka një rikuperim të mirë për ata që kanë pasur probleme në lidhje. Në punë, megjithatë ca vonesa dhe zvarritje janë të mundshme, por mos e humbni durimin!
Horoskopi i Paolo Fox Demi: Emocione të bukura po vijnë, Hëna është e favorshme, nëse jeni single thjesht shikoni përreth. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të mos nervozoheni më shumë se ç’duhet.
Horoskopi i Binjakëve Paolo Fox: Në dashuri ky moment është mjaft reflektues, nuk po ndjeni kënaqësi! Në punë, po afron një stuhi, ndaj bëni kujdes dhe mos ushqeni polemika të panevojshme!
Horoskopi për Gaforren nga Paolo Fox: Në dashuri, së shpejti do të fillojë një fazë rikuperimi, njerëz që keni merak t’i keni afër, po vijnë të afrohen. Në punë mundohuni të ndryshoni pak, por kujdes: është më mirë të qëndroni të qetë sepse konfuzioni është i shfrenuar dhe mund të merrni për kot!
Horoskopi Paolo Fox Luani: Në dashuri, nëse ju është dashur të përballeni me ndonjë keqkuptim, tani është koha për t’u rikuperuar. Në punë vijnë lajme të rëndësishme sidomos nëse keni një proces gjyqësor në pritje!
Horoskopi i Virgjëreshës nga Paolo Fox: Nëse keni nevojë të sqaroni dashurinë tuaj, kjo është koha e duhur, sepse në verë do t’ju duhet të merreni me çështje të tjera. Në punë, kujdes me shpenzimet: në të kaluarën sigurisht që nuk ju është dashur të përballeni me telashe për të pasur një nivel të mirë financiar. Por tani jeni prekur dhe ju!
Horoskopi i Peshores së Paolo Fox: Nëse ndjeni nevojën të flisni për një çështje, me anëtarë të familjes, më mirë bëjeni tani, ose në çdo rast deri nesër (e martë). Në punë, përpiquni të jeni të kujdesshëm me paratë dhe të keni kujdes nga nervozizmi: vonesat apo zvarritjet ju bëjnë pak gjaknxehtë!
Horoskopi i Paolo Fox, Akrepi: Gjatë fundjavës në dashuri ju është dashur të kaloni një test të mirëfilltë, mos u mërzitni, tani fillon faza e rikuperimit. Në punë është më mirë të ecni me plane dhe të bëni të tilla, por kujdes në fushën e investimeve sepse Saturni është në dizavantazh!
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Pak pavendosmëri në dashuri, e kështu dhe java nis me pak konfuzion. Në punë, përpiquni të largoni ca barrë që mbani mbi shpinë, të paktën për këto 48 orë deri në nisje të së mërkurës!
Horoskopi i Bricjapit nga Paolo Fox: Dielli është kthyer në anën tuaj dhe ditët në dashuri premtojnë gjëra të mëdha. Në punë vijnë propozime të reja: por mos bëni diçka të re nëse nuk jeni plotësisht të bindur!
Horoskopi i Paolo Fox, Ujori: Lajm i mirë në dashuri, përpiquni ta lini veten të shkojë drejt rrjedhës. Në punë, më mirë qëndroni të qetë sepse vetëm kështu gjithçka do të përmirësohet: mos harroni, çdo gjë në kohën e vet!
Horoskopi i Peshqve nga Paolo Fox: Lajm i mirë në dashuri sepse Hëna është në anën tuaj: përpiquni ta lini veten të lëshohet në një fushë ku pasionet janë dërrmuese, pa kufij. Në punë, si thua të riktheheni në lojë? E pra, duhet të eksperimentoni, të bëni gjëra të reja