Dashi
Pushoni aq sa keni nevojë. Duhet që të jeni në kontroll të plotë të trupit dhe mendjes. Për ta bërë këtë duhet që të flini gjumë sa më shumë. Mos eksperimentoni me gjëra për të cilat nuk dini asgjë. Kuptoni situatat para se të hidheni aty me të dyja këmbët.
Demi
Sa të gatshëm jeni që të shprehni ndjenjat për dikë tjetër? Sot keni mundësinë që jo vetëm t’i shprehni ndjenjat, por edhe të tregoni sa vlen ky person për ju.
Binjakët
Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet do të jenë shumë dashamirës, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë, dashurinë dhe qetësinë shpirtërore.
Gaforrja
Një ditë relativisht e mirë kjo për të lindurit e kësaj shenje. Në qiellin tuaj gjithçka do të hapet. Planetët ju këshillojnë që të vlerësoni më mirë prioritetet dhe të përfundoni ato gjëra që nuk presin, ndonëse do ju duhet shumë përkushtim. Kujdes me shpenzimet.
Luani-Jeni të tejmbushur, aq sa keni vështirësi për të fjetur. Edhe kur flini, shihni ëndrra të çuditshme. Kjo është e vetmja anë negative e situatës në të cilën ndodheni momentalisht. Gjërat e tjera shkojnë shumë mirë.
Virgjëresha
Shijojeni sa më shumë ditën e sotme, pasi do të karakterizohet nga humori, takimet e reja dhe emocionuese. Disa ngjarje do të tërheqin kuriozitetin tuaj dhe vëmendjen. Do të kaloni momente të veçanta me partnerin tuaj.
Peshorja
Shpenzime të mëdha dhe premtime të vështira do të shoqërojnë ditën tuaj sot, por një telefonatë nga një person i rëndësishëm do të jetë shumë e dobishme. Qetësohuni çdo gjë do të shkojë ashtu siç e kishit imagjinuar.
Akrepi
Do të keni goxha ditë të mirë përpara. Do të karakterizoheni nga një energji e fortë që nuk merr kurrë “JO” si përgjigje. Përgatituni t’i thoni një personi të veçantë ndjenjat.
Shigjetari-Jeta në çift do jetë shumë e mërzitshme sot. Nuk do të kuptoheni aspak me atë që keni në krah dhe do debatoni ashpër në disa momente. Në planin financiar mos kryeni shumë shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme.
Bricjapi
Një ditë jo e mirë kjo e sotmja. Kundërshtitë e Neptunit me Saturnin do të bëhen bashkë, duke ju krijuar jo pak pengesa. Mundohuni të ruani durimin për të mos u ngatërruar mes vështirësive, të cilat zor se do i menaxhoni.
Ujori
Do t’ju paraqiten mundësi të reja sot, gjëra që ndoshta si keni menduar. Një ofertë pune mund të trokasë në derë dhe do të duhet të merrni një vendim. Mos kini frikë të guxoni dhe mos merrni shumë kohë për ta menduar.
Peshqit
Dita e sotme është e gjitha për veprimin e shpejtë. Sigurohuni që të mos hezitoni për asnjë çast. Kjo është dita kur duhet të përkushtoheni plotësisht në gjërat që ju janë dukur të vështira. Mos humbni kohë!