Dashi – Filloni ta harroni njëherë e mirë të shkuarën e hidhur. Parashikohet një ditë e komplikuar dhe duhet bërë kujdes, pasi mund të shmangen disa debate të kota. As puna dhe as dashuria nuk do ju kënaqin gjatë kësaj dite. Do të jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të ndryshimeve.
Demi – Dielli do t’ju ndriçojë ditën dhe sot do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Ka disa aspekte të jetës që janë shumë interesante. Do të ndjeni dëshirën për rikuperim. Po ashtu mund të merrni rezultantet e pritura në punë brenda një kohe të shkurtër.
Binjakët – Mos lejoni askënd t’ju ndërhyjë sepse mund ta prishë qetësinë. Kjo nuk do të jetë aspak një ditë në ritmin e duhur. Ky gjithashtu nuk është momenti i duhur për ndryshime, pasi nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm lidhur me financat dhe shpenzimet.
Gaforrja – Komunikimi pritet të jetë elementi kryesor sot. Të lindurit e kësaj shenje duhet të presin ende, para se të marrin përgjigjet që presin. Kjo ditë shërben për të reflektuar dhe për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë.
Luani – Disa doza nervozizmi do t’ju prishin ditën sot. Nuk ka përfunduar ende periudha juaj më e mirë, por tani fuqia duhet të vijë nga ju dhe jo nga yjet. Duhet të riktheheni në lojë dhe të tregoni kush jeni. Nuk duhet të mbylleni në egon tuaj, por jini më të hapur.
Virgjëresha – Do të ndjeni nevojën për të pushuar dhe qetësuar, pse jo edhe të përkëdhelni veten pak më shumë. Ndonëse do të ndiheni disi të lodhur dhe të stresuar, dita do të jetë mjaft pozitive dhe duhet ta shfrytëzoni sa më mirë.
Peshorja – Shfrytëzoni sa më shumë këtë kuadër yjor. Sot parashikohet që të jetë një ditë mjaft pozitive dhe e mbushur me energji të mira. Duhet t’ju kushtoni më shumë vëmendje personave që ju rrethojnë, pasi dikush mund t’ju prishë humorin. Çështjet e rëndësishme kanë marrë rrugën e zhbllokimit.
Akrepi – Komunikimi i mirë mund t’ju ndihmojë të lehtësoni momentet e tensionit. Ndoshta nuk do arrini që të jeni asnjë moment të qetë. Kjo javë nuk ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme, por do të vijë duke u përmirësuar. Bëni kujdes sa i takon dashurisë, pasi parashikohen debate të forta.
Shigjetari – Po lini pas krahëve problemet e fundit dhe tani përfitoni nga kuadri i ri yjor. Bëni kujdes nga situatat e tensionit sot, sidomos në dashuri. Kush po jeton më shumë se një histori paralelisht, do të rezultojë se po gabon. Kujdes edhe me shpenzimet e ekzagjeruara.
Bricjapi – Sot do të jeni me humor të mirë. Dita premton shumë për të lindurit e kësaj shenje. Ka ardhur momenti për të eksperimentuar dhe për t’u rifutur në lojë. Nuk ka nevojë që të mundoheni dhe të sforcoheni, pasi gjërat do të ecin spontanisht.
Ujori – Tregohuni të kujdesshëm nëse do të paraqiten vendime të rëndësishme për të marrë. Kjo nuk është një periudhë aspak e favorshme për të këtë. Do të ketë momente nervozizmi dhe mërzie. Situatat ju kanë lodhur, ndaj keni nevojë që të përfshiheni në eksperienca të reja.
Peshqit – Ditë e mbuluar me re sot, që mund të ndikojnë gjithashtu edhe humorin tuaj. Më në fund do të lini pas krahëve një periudhë tejet negative dhe jo në ritmin e duhur. Ka ardhur momenti për të rinisur nga e para. Kjo gjë vlen për çdo sferë të jetës.