Pak dite me pare nje video nga koncerti i Taynas beri xhiron e rrjetit.
Teksa luhej kenga “Bye bye” ne bashkepunim me Dafina Zeqirin, pjesen e kenges ku thuhej “Kerkush mo vec Tayna e Dafina”, reperja e nderroi tekstin duke thene “Tayna e Doruntina”, qe eshte emri i vertete i reperes.
Mirepo, edhe Dafina nuk e kurseu nje kunderpergjigje!
Ajo ripostoi pak dite me pare nje version te ri te kenges ku kendonte vetem ajo: “Dafina x Dafina” dhe te njejten gje ka bere se fundmi dhe ne koncert.
“Kerkush mo, veç Dafina e Dafina”, kendon ajo.
Kujtojme se shoqerise mes dy repereve i erdhi fund qysh pas bashkepunimit te tyre te pare, duke rezultuar te jete edhe i fundit.
Arsyeja e zenkes se tyre nuk eshte bere ende e ditur per publikun, mirepo bashkepunimin e tyre vazhdojne t’a performojne neper klube edhe pse duke hequr emrin e njera tjetres nga teksti.