Kushdo që e menaxhon llogarinë e Kiarës në Instagram acaroi jo pak ndjekësit nëpër rrjete sociale, të cilët shpërthyen në kritika dhe komente jo dhe aq dashamirëse për faktin që Luizi nuk shfaqej kurrkund në videon e ditëlindjes së Kiarës.
Si qëndron e vërteta? Fansat e Luizit të qetësohen. “Sqarim! Nuk është prerë askush nga video e postuar në Instagram feed! Thjesht video është publikuar në formatin Reels. Qetësohuni! Paqe dhe dashuri,” shkruhet në Instagramin e Kiarës.
Kur videot postohen në formatin Reels, mund të ndodhë që të pritet një pjesë e videos.
Kiara Tito festoi dje ditëlindjen dhe Luiz Ejlli i rezervoi një surpizë. Disa komentues pyesnin në videon e postuar në Instagramin e moderatores se përse ai nuk ishte pjesë e postimit.
Pas komenteve, në Instagramin e Kiarës u postua edhe momenti i surprizës, këtë herë, me Luizin e paprerë.
https://www.instagram.com/reel/CnkDN61KIvH/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5d5971f0-aadb-4f14-bcc1-048fb5d08292