Për herë të parë gjuha shqipe është përfshirë si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit.
Gjuha shqipe tashmë në këtë universitet mund të jetë një zgjedhje për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.
Lajmin e bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet.
Sipas Limanit, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele: njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, tha në Facebook Limani.
Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili shkruan se universiteti më i vjetër në SHBA ka përfshirë gjuhën tonë amtare si lëndë me zgjedhje
Po ashtu Këlliçi përcjell mesazhe të forta për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit, ndërsa shkruan:
“Ne jemi një komb mërgimtarësh të shpërndarë anekënd botës, prandaj flisni shqip me fëmijët tuaj të lindur jashtë truallit amë, se me të do të kuptojnë ninullat e gjysheve e do të mësojnë të duan atdheun e prindërve”.