Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Historia (e frikshme) qe fshihet pas simbolit të berberëve

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Simboli i berberëve është një trashëgimi nga një epokë (fatmirësisht) e shkuar e cila daton kohë më parë, kur njerëzit shkonin te berberët jo vetëm për të prerë flokët, por edhe për gjakderdhje (lëshim të gjakut).

Në një artikull për History.com, Dr. Elizabeth Nix – profesoreshë e asociuar e historisë në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave në University of Baltimore, e diplimuar në Universitetin e Yale – shkruan se gjatë mesjetës, lëshimi i gjakut, që përfshin prerjen e venave dhe lejimin e daljes së gjakut për të kuruar gjendje të ndryshme, ishte një trajtim i zakonshëm për një gamë të gjerë sëmundjesh, nga dhimbja e fytit deri te murtaja.

Në artikull ajo përmend faktin se murgjit, të cilët shpesh kujdeseshin për të sëmurët, kryenin procedurën, dhe berberët, duke pasur aftësi me instrumente të mprehta, ndonjëherë siguronin ndihmë.

“Pasi Papa Aleksandri III në vitin 1163 ndaloi klerikët të kryenin procedurën, berberët merreshin më shumë me procedurën e gjakderdhjes – diçka që mjekët e asaj kohe e konsideronin të domosdoshme, por shumë të mundimshme për ta bërë vetë. Të njohur si berber-kirurgë, ata morën gjithashtu detyra të tilla si tërheqja e dhëmbëve, vendosja e eshtrave dhe trajtimi i plagëve. Ambroise Pare, një francez i shekullit të 16-të që konsiderohet babai i kirurgjisë moderne, filloi karrierën e tij si një berber-kirurg.” – shkruan Dr. Nix në artikull.

Pamja e simbolit të berberit lidhet me gjakderdhjen. Ngjyra e kuqe përfaqëson gjakun dhe e bardha përfaqëson fashat e përdorura për të ndaluar gjakderdhjen. Vetë forma e simbolit, si tub, thuhet se simbolizon shkopin që një pacient shtrëngoi për të bërë që venat në krah të ishin më të dukshme.

Në Europë, simboli i berberëve tradicionalisht përbëhet nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, ndërsa në Amerikë ngjyrat janë të kuqe, të bardhë dhe blu. Një teori thotë se bluja është simbol i venave të prera gjatë gjakderdhjes, ndërsa një interpretim tjetër sugjeron që bluja iu shtua tubit referuar ngjyrave të flamurit amerikan.

Në ditët e sotme, puna e berberëve nuk ka lidhje me gjakderdhjen, por simboli ka mbetur po njësoj që nga mesjeta.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.