Historia e dhimbshme e verbimit të gruas së Gjon Karricës

Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati bëri bujë me performancën e prezantimit të tij në “Big Brother VIP Kosova.”

Artisti po tregon shumë ngjarje nga jeta e tij brenda shtëpisë, ndër to edhe një histori të dhimbshme dashurie.

Gjoni është i martuar me një vajzë zvicerane, e cila ka humbur shkimin rreth 7 vjet pas martese e shkak për këtë ka qenë një sëmundje që i ka rrëmbyer 90% shikimin.

Çifti ka edhe një djalë 5 vjecar, për të cilin Gjoni u shpreh se do ta marrë malli shumë.

Mirëpo, pas kësaj u zbulua edhe një tjetër histori prekëse!

Teksa diten e sotme në Klan Kosova startoi emisioni “Big Talk”, që analizon të gjitha ngjarjet që ndodhin në Big Brother Vip Kosova, në një lidhje me Skype ishte moderatorja Albana Osmani, e cila u ndal veçanërisht tek Gjoni, të cilin tha se e kishte njohur gjatë fushatës bamirëse “You are a sunflower”.

Sipas saj, artisti kishte zgjedhur të ndihmonte një vajzë të vogël 12 vjeçare që vuante nga sëmundja e rëndë.

Gjoni jo vetëm që mbuloi të gjitha shpenzimet deri në shërimin e saj, por i pagoi edhe të gjitha borxhet e familjes.