Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për forcën që fshihet pas një buzëqeshjeje.
Dhëmbët e shëndetshëm e të bardhë, përveçse ju dhurojnë një buzëqeshje të bukur, ata gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e problemeve dentare, duke përfshirë kavitetet.
Por si t’i parandaloni ato njolla të verdha?
Nëse dëshironi të qeshurën e bardhë me perla, duhet të hiqni dorë nga disa ushqime dhe pije.
Po, ka disa ushqime që i bëjnë dhëmbët tuaj të duken të verdhë.
Kafe e zezë: Kujt nuk i pëlqen ta fillojë ditën me një kafe ekspres? Por ja një lajm i keq për adhuruesit e kafesë. Kafeja mban vendin e parë në listën e ushqimeve që njollosin dhëmbët tuaj.
Çaji: Nëse po mendoni të zëvendësoni konsumimin e kafesë me çaj, atëherë është e kotë. Çaji gjithashtu krijon njolla të shëmtuara në dhëmbë, nëse e konsumoni atë në baza të rregullta. Shmangni çajin e zi dhe zgjidhni çajrat jeshilë, të bardhë ose ndonjë nga çajrat bimorë, të cilët janë gjithashtu më të shëndetshëm.
Vera e kuqe: Një gotë verë e kuqe thuhet se ka përfitime të shumta shëndetësore. Por Anxhali pohon se acidet në verë krijojnë njolla të vrazhda, të cilat i zbehin më tej dhëmbët.
Koka-kola: Eksperti sugjeron që edhe pijet e gazuara të errëta janë të dëmshme për dhëmbët për shkak të ngjyrës së tyre të njollosur.
Pije të ngrira me ngjyra: Vera pa pije të ngrira? Këto pije të ftohta me akull krijojnë një komplot të përsosur për ngjyruesit ushqimorë që shkaktojnë njolla të dhëmbëve.
Duhani: Duhanpirja sjell shumë probleme serioze shëndetësore. Por përveç tyre, duhani shkakton njolla kafe të errëta ose të zeza në dhëmbë, për shkak të djegies së katranit të qymyrit.
Salca e sojës: Substancat aromatizuese si salca e sojës kanë gjithashtu këto efekte të padëshiruara te dhëmbët.