Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, ku po njoftohen të dhënat e fundit mbi pandeminë e COVID-19 në vend.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve bëri me dije se do të hiqet ora policore.
“Nga këto informacione, kuptohet që kemi situatë më të favorshme epidemiologjike edhe se 1 javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë vazhdon të mbetet e tillë. Ata që janë të infektuar me COVID do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga ajo 10 ditore që ka qenë më parë. vaksinimi është e këshillueshme të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët jo vetëm për ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Për ata që do hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit apo testi PCR. Për ata që nuk i kanë mbet në fuqi izolimi siç është rekomanduar. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Në aeroporte do lejohen të hynë vetëm pasagjerët që do udhëtojnë. Vijon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente e mbyllura. Mbetet në fuqi masa për grumbullimet. Mbete në fuqi edhe lejimi për grumbullimin deri në 50% të kapacitetit të ambienteve. Hiqet ora policore, por ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike. Vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit, që ko situatë të jetë e tillë dhe t’i ndalim qarkullimin e virusit si dhe mutacionet e tij duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimit. Të fillojmë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në tre mars”, tha ajo.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini bëri me dije se javët e fundit kanë shënuar incidencën më të ulët.
“Java e fundit ka shënuar incidecën më të ulët, krahasuar me javë e pikut në Janar. Referuar të dhënave statistikore të 2021, kemi indikatorët matës shumë më të ulët krahasuar me të njëjtat periudha. Sa i përket incidencës dy javore, e kemi në nivelin e 97.6%. Indikatorëve matës i bashkohet edhe grupmosha që ka tendencë në rënie në të gjitha moshat, por ka një tendencë të luhatur te të miturit”, tha ajo.
Ndalur te vaksinimet, ekspert i Instituti të Shëndetit Publik, Alban Ylli tha se pavarësisht se ka rritje të numrit të vaksinimeve, sërish ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.