Idetë e vjetra nuk të bëjnë më punë, sepse Hëna e re e te Binjakët sjell risi, fillime të reja dhe sigurisht, përshtatje me një mendësi dhe rutinë të re.
Kjo ngjarje qiellore do të prekë të gjitha shenjat e horoskopit, po veçanërisht Akrepin, Ujorin dhe Peshqit.
Hëna e re ka si qëllim që të të bëjë të pushosh, të planifikosh dhe të manifestosh qëllimet e tua. Gjithçka nis nga e para.
Duke qenë se kjo do të ndodhë në shenjën e Binjakëve, mund të kesh më shumë plane me miqtë e ngushtë dhe të afërmit.
Tani, le të bëhemi më konkretë dhe të tregojmë se si do të ndikojë specifikisht Hëna e re në Akrepi, Ujori dhe Peshqit.
Akrepi
Disa gjëra është më mirë të mos thuhen, apo të harrohen, i dashur Akrep. Ka ardhur koha që të mendosh për rolin tënd në marrëdhëniet që ke krijuar, në mënyrë që të kuptosh se çfarë të duhet për të ecur më përpara dhe për të ndërtuar lidhje më të forta. Lëre të shkojë atë që nuk të ndihmon të rritesh.
Ujori
Të pëlqen apo jo, Ujor, Hëna e re kërkon që të bësh më shumë vend në zemrën tënde. Lejoje veten që të ndiesh më shumë, edhe kur bëhet fjalë për emocione që nuk janë aq pozitive, por që do të të ndihmojnë të krijosh magjinë që të duhet. Momente argëtuese dhe një romancë mund të jenë pjesë e jetës tënde gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, mos bëj lëvizje të zbehta dhe hidhi një sy financave. Neptuni mund të bëjë ca lojëra dhe të të mjegullojë këndvështrimin.
Peshqit
Është momenti që të bësh një hap pas dhe të mendosh për marrëdhëniet solide dhe ndjesitë më delikate, të cilat prej disa kohësh tanimë i ke shmangur. Për çfarë ke nevojë në kërtë momente? Mendohu, reflekto dhe përpiqu që të jesh sa më i/e kthjellët.
Burimi: /Anabel