Edhe kete vit, televizioni Top Channel vazhdon per nje tjeter edicion te suksesshem me patenten e formatit “Big Brother” nga Endemol.
Gjate edicioneve te kaluara eshte komentuar shpesh ngjashmeria qe versioni shqiptar i ketij “reality show” ka patur me ate italian ne disa prova, situata apo lojera.
Mirepo, tashme duket se disa ide jane ‘huazuar’ edhe nga versioni turk.
Gjate mbremjes se djeshme, qe ishte edhe nata e pare e edicionit te dyte Vip, Dea Mishel ishte banorja e cila hyri ne nje menyre te pazakonte.
Ajo ishte e lidhur ne nje kuti me zinxhira dhe dryna, te cilet duhet te shkyceshin ne menyre qe Dea t’i bashkohej pjeses tjeter te banoreve.
Mirepo e njejta menyre eshte perdorur me pare ne “Big Brother” te Turqise kohe me pare, gje qe e tregon me se miri kjo video.
Gjithashtu, ajo cka terhoqi vemendjen ishte edhe hyrja e Ronaldo Sharkes.
Gazetari u la brenda nje rulote se bashku me Zhaklinen per nje kohe te pacaktuar, skene kjo qe i perngjan hyrjes se Andit dhe Giloles naten e pare te “Big Brother VIP Kosova” e gjithashtu hyrjes se Palomes dhe Donaldit ne edicionin e shkuar.