Pak minuta më parë Olta hapi zarfin e kuq, i cili do t’i jepte një avantazh në garë.
Ashtu siç pritej, Oltës iu dha fuqia të nxirrte tre banorë automatikisht në nominim.
Zgjedhja e saj ishte Luizi, Kiara dhe Bledi, duke hequr kështu nga lista e saj Maestron.
Aktorja është shprehur gjithnjë në shtëpi se nëse do të kishte mundësinë të nxirrte tre banorë në nominim, ata do të ishin Luizi, Kiara dhe Maestro.
Mirëpo, gjatë 24 orëve të fundit ky i fundit ka krijuar një afrimitet të madh me Oltën, aq sa nga ana e Luizit u etiketua si një servilosje pasi ndjeu rrezikun e nominimit.
Epo, sido të ketë qenë, Maestro ia doli të shpëtonte nga nominimi këtë javë!