Hapet zarfi i kuq, “Big Brother VIP” merr vendimin e rëndësishëm për rrugëtimin e banorëve

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një zarf i kuq.

Megjithatë banorëve iu ndalua hapja e zarfit pasi diçka e tillë do të bëhej sot gjatë prime-t.

Kështu, që në nisje të reality show-t, është hapur zarfi dhe është bërë e ditur zyrtarisht për banorët dhe publikun se finalja e BBV është shtyrë dhe do të mbahet më 6 maj.

Sa i përket nominimit Olta-Kiara, ende nuk është transmetuar vendimi i publikut se kush do të eleminohet prej tyre.