Hapet sezoni i droneve! Vjen supriza e parë nga qielli për Kiara Titon: “Më mungon…”

Mesa duket tradita e dronëve mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” do të vazhdojë edhe këtë sezon të dytë të programit.

Ditën e sotme ka ardhur një suprizë nga ‘qielli’ për moderatoren Kiara Tito.

Në një pankartë të madhe ishte shkruar: “Kiara, miss u o jeeet” që mendohet të jetë një suprizë nga mikeshat e saj.

Kjo mbështetje ka ardhur në kohën e duhur për Kiarën pasi ditën e djeshme ajo nuk ishte në formën e saj më të mirë.

Kjo për shkak të krisjes së marrëdhenieve mes Luizit dhe Oltës, pasi ajo u ndje e ‘detyruar’ për të mbajtur një qëndrim duke qenë se ka një raport të mirë me të dy banorët.