Prime-in e të shtunës, Efi Dhedhes u largua nga shtëpia e BBV pasi u dërgua në një nominim “kokë më kokë” me Luizin dhe Kiarën.
Ishte Dea Mishel ajo që pas një mundësie të artë nga “Vëllai i madh” nxorri në nominim grupin LEK.
Mirëpo ditën e sotme, “hakun” e Efit e ka marrë mikesha e saj, Kiara Tito.
Moderatores iu dha e njëjta zgjedhje si ajo e Deas pak ditë më parë, ku nuk ngurroi aspak të dërgojë menjëherë në nominim Tea Trifonin, Olta Gixharin dhe Dea Mishel.
Epo tani mund të thuhet që loja sa vjen dhe bëhet më interesante!