Habit Olta Gixhari: “Luizi e meriton ta fitojë BBV”

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy “kampet” e kundërta në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Pavarësisht gjithe debateve me njëri-tjetrin, ata gjithmonë e kanë pranuar se janë ndër konkurrentët më të fortë.

Madje së fundmi Olta, si asnjëherë, ka pranuar para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë,”, është shprehur aktorja e bindur.

https://www.instagram.com/reel/CnyoAbzNYZ1/?igshid=YmMyMTA2M2Y=