Këngëtarja Linda Halimi ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, e cila prej disa vitesh jeton në Amerikë.
Linda ka diskutuar me moderatoret arsyet e largimit të saj nga muzika, ku nuk ka ngurruar të tregojë se është ngacmuar nga producentët.
Ajo ka treguar se është ngacmuar nga producentët në Amerikë të cilët I kanë kërkuar të udhëtojnë në fundjavë bashkë, të hanë darka në këmbim të këngëve.
Kjo gjë ka ndodhur në prani të burrit të saj, pasi ky I fundit për të mos shkaktuar probleme nuk prezantohej si I tillë para tyre.
Tani më Linda nuk e ka një menaxher dhe nuk është duke bashkëpunuar me askënd, duke treguar se këto situate e kishin mërzitur së tepërmi. Edhe pse bashkëshortin e kishte patur suport dhe ai shpeshherë e ka ndihmuar për të gjetur të tjera shtëpi diskografike.