Hyrja e Xhonatan Islamit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” nuk u prit dhe aq mirë nga publiku.
Pak minuta pasi ishte bërë pjesë e reality show-t, Xhonatani e nisi lojën me thyerje rregullash.
Teksa po diskutonte me Olta Gixharin, ai u përpoq ti transmetonte informacion nga jashtë shtëpisë aktorës nëpërmjet shenjave, gjë që është e ndaluar.
Në lidhje me këtë reagoi dhe produksioni prime-in e kaluar, ku e dërgoi menjehere ne nominim Xhonatanin, por që në dijeni për këtë është vetëm ai.
Mirëpo Luizi na ka habitur pak më parë. Teksa po diskutonte me banoret, ai u shpreh se është mjaft i sigurt se Islami është në nominim gjithashtu.
“Xhoni unë e kam me jetë që është në nominim. Këtë i kanë thënë thjesht nuk na e kanë thënë ne. Se unë bëra habi çne tre veta në nominim”.
“E ka vendosur vëllai i madh direkt. Ka shkelje të rëndë. Hollë hollë ai është për eleminim. E meritoi shansin. Në nominim”, deklaroi ai.
https://vm.tiktok.com/ZMY862BER/