Ina Kollçaku është padyshim një prej vajzave më të komentuara të sezonit të parë të Përputhen.
Ajo ra në sy për pikëpamjet e saj mendjehapura e kjo për faktin se ka studiuar psikologji.
Së fundmi, ish konkurrentja ka publikuar një video tejet provokuese në rrjetet sociale ku ekspozon gjoksin e saj me një kanotiere me dekolte të hapur.
Ajo ka përdorur një muzikë virale në rrjetin social TikTok ku u bën thirrje vajzave të tradhtojnë të dashurin.
“Vajza, një rikujtesë miqësore… mos e lini të dashurin tuaj t’ju ndalojë së gjeturi dashurinë e vërtetë të jetës suaj”,-citon Ina.
Duket se kjo video vjen si nje ironizim nga ana e Ines pas ngjarjes se rende qe mori vemendjen e gjithe mediave pak dite me pare, ku nusja ishte regjistuar nga vjehrrit duke tradhetuar burrin emigrant.
Ashtu si per cdo ngjarje te rende, edhe kete here Ina beri nje reagim te forte persa i perket situates ne fjale, ku si gjithnje mbajti anen e femrave tek perdori argumentat e saj.