Habit Bledi Mane, pranon se ka puthur dikë të së njëjtës gjini

Gazetari i njohur, Bledi Mane, shkaktoi mjaft zhurmë me hyrjen e tij në BBV.

Megjithatë, ai nuk u prit fort mirë nga publiku, shkak deklaratat e tij të hershme për popullin kosovar si dhe për Luiz Ejllin.

Mirëpo ditën e sotme, gjatë një loje të organizuar nga BBV, ku banorët duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve me “E kam bërë” ose “S’e kam bërë”, Bledi çuditi paksa me një nga përgjigjet e tij.

Teksa në ekran u shfaq pyetja: “A keni puthur ndonjëherë dikë të së njëjtës gjini”, Bledi ngriti tabelën ku shkruhej: “E kam bërë”, duke habitur jo vetëm banorët po dhe publikun.

https://www.instagram.com/reel/CoksOEvPgXf/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Epo kot nuk tha Bledi në hyrje të BBV se veç martesës dhe reality showt, nuk i ka ngelur asgjë tjetër pa provuar.