Eduardo Salvio po përballet me akuzat e ish-bashkëshortes së tij Magali Aravena për ushtrim dhune.
31-vjeçari po kërkohet nga policia pas publikimit të një video, e cila po bën xhiron e rrjetit, ku shihet edhe incidenti mes ish-çiftit.
Në pamjet e bëra publike, ish-bashkëshortja shikohet e kapur në derë dhe Salvio e tërheq me makinë.
Mediat në Argjentinë shkruajnë se Magali e ka kapur futbollistin me një femër tjetër teksa nga inati e ka denoncuar për dhunë.
Për sa i përket karrierës së 31-vjeçarit, ai në Europë është aktivizuar me Atletikon e Madridit dhe Benfikës, ndërkohë që aktualisht është pjesë e Boka Xhuniors.