Grida Duma jep dorëheqjen nga posti si nënkryetare e Partisë Demokratike!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante thuajse prej 1 viti.

Në një postim në Facebook, ku njofton vendimin, ajo shkruan:

“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen, sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.”

Deklarata vazhdonte:

“Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.” /Anabel

https://www.facebook.com/grida.duma/posts/500376481457156