Ish-kickboxeri Andrew Tate dhe sot një influencues, bashkë me vëllanë e tij Tristan, do të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt pasi gjykata rumune zgjati dënimin e tyre.
Dyshja po hetohet mbi akuzat për sulm dhe shfrytëzim seksual dhe një gjykatës ka vendosur që ata do të mbahen në burg edhe për 30 ditë të tjera, ndërkohë që policia do të ndërtojë çështjen e tyre.
Dy vëllezërit janë arrestuar pak javë më parë me akuzat e shfrytëzimit të femrave, përdhunim dhe krim i organizuar. Gjithashtu Andrew Tates i janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm makinash sportive me vlerë të lartë.