Në sallën më të famshme të gjyqit në Virginia, ku Johnny Depp ndodhet përballë ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, e gjithë vëmendja për momentin është diku tjetër: tek avokatja e aktorit, Camille Vasquez!
Vasquez shërben si një nga avokatet e Johnny-it në luftën e tij kundër Amber Heard, të cilën e akuzon për shpifje në një artikull të shkruar në vitin 2018 për Washington Post.
Në artikull, Heard e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.
Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendon se kjo ndikoi në reputacionin e tij pasi humbi punën e shumë oferta të tjera të rëndësishme për të.
Gjithsesi, rikthehemi tek avokatja. Pse për momentin, të gjithë ata që kanë ndjekur rregullisht gjyqin flasin për Vasquez?
Camille dallon për pyetjet e saj të vështira, që gati-gati ia bënë të pamundur aktores të jepte një përgjigje precize.
Gjatë marrjes në pyetje në seancën e së martës, avokatja e ktheu Heard-in në disa pika, duke përfshirë pretendimin e saj se droga dhe alkooli e kthyen Depp-in në një “përbindësh” që bëhej i dhunshëm me të.
“Kush ishte përbindëshi i vërtetë në këtë marrëdhënie, zonja Heard?” -pyeti Vasquez.
“Është gjysma e Johnny-it. Nuk është i gjithë Johnny,” -u përgjigj Heard. “Gjysma tjetër e tij është e mrekullueshme, e bukur dhe i përket njeriut që kam dashur.”
Më tej, avokatja prezantoi foto të shumta të Heard-it, të bëra ditë pas incidenteve të supozuara, pa shenja të dukshme lëndimi. Heard tha se ajo përdori make-up për të mbuluar plagët.
Po kush është Camille Vasquez?
Depp po përfaqësohet prej një ekipi të një firmë të madhe ligjore ndërkombëtare, Brown Rudnick, anëtare e së cilës është edhe avokatja 37-vjeçare, Vasquez.
Vasquez është e specializuar në çështje gjyqësore dhe arbitrazh. Fokusi i saj janë rastet e shpifjes nga ana e paditësit – si ajo që Depp ka sjellë kundër Heard në lidhje me shkrimin e saj në Washington Post 2018.
Vasquez studioi në University of Southern California në 2006 dhe Southwestern Law School në 2010, ku u dallua si një prej studenteve më ekselente.
E njohur për natyrën e saj të ashpër teksa merr në pyetje dhe mënyrën sesi nxjerr detajet në sipërfaqe, avoktja e yllit të filmave është bërë virale në Twitter dhe TikTok pas shpërndarjeve të shumta të videove nga ata që ndjekin rregullisht gjyqin Amber-Johnny.
Burimi: /Anabel