Besiana, vajza e Ismail Kadaresë ka akuzuar Ben Blushin se ka publikuar në librin e tij “41 Sekrete” një intervistë mes shkrimtarit të mirënjohur dhe Alda Bardhylit, pa dijeninë e vetë Kadaresë.
Përmes një statusi në Facebook ajo shprehet se Blushi ka abuzuar me besimin që ju dha.
Menjëherë pas saj, ka reaguar vetë Ben Blushi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.
Në shkrimin e tij, ai shprehet se ka marrë miratimin e Kadaresë për të përfshirë atë intervistë në librin e tij.
Madje, sipas Blushit, pasi libri u botua, një kopje e tij i shkoi edhe Kadaresë i cili e mori në telefon për ta falenderuar.