Viti 2023 do të nisë me një bashkëpunim “bombë” në muzikë!
Dy ndër reperat më të suksesshëm shqiptarë do të bashkojnë forcat për të sjellë padyshim një hit.
Getoar Selimi dhe Mc Kresha do vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë në javët e para të vitit që po vjen.
Lajmi është konfirmuar nga “Prive” dhe sipas tyre dyshja kanë arritur dakordësinë dhe duhet pranuar që është një surprizë e madhe për fansat e dy artistëve duke marrë parasysh rivalitetin që dikur ekzistonte midis grupeve të tyre.
Thuhet gjithashtu që ky bashkëpunim është biseduar pas një takimi që kanë pasur dy reperët në muajin qershor të këtij viti në “Alba Festival” në Zvicër.
Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim me padurim një bashkëpunim, pritshmëritë e të cilit janë tepër të mëdha.