Do vetëm pak orë që të publikohet bashkëpunimi i ri i Getit dhe Majk dhe të gjithë mezi po e presin.
“Mari” do të titullohet kënga më e re e djemëve dhe prit të jetë padyshim një hit.
Sigurisht, që ky bashkëpunim do të shoqërohet edhe me videoklip, një sekuencë të të cilit e kanë publikuar edhe në Instagram.
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti i Marinës, pasi e ka cilësuar të preferuarën e saj.
“Mezi po pres, kjo është e preferuara ime”, ka komentuar moderatorja, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e të gjithëve.