Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Kilda Hysenbegasi për të folur më shumë rreth të rejave më të fundit në showbiz-in shqiptar.
Mediat kohët e fundit kanë ‘vluar’ me lajme për Ronela Hajatin dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovizion.
Së fundmi është duke u përfolur gjithashtu edhe takimi i Bora Zemanit me Donald Veshaj në sfilatën e stilistit të njohur Valdrin Sahiti. Kilda tregon më shumë:
Përsa i përket Ronelës edhe pse u sulmua jashtë vendit është duke ecur shumë mirë dhe le të bëjë çfarë të ketë qejf se ne si mirë si keq do e themi gjithmonë gjënë e keqe. Sa i përket Borës dhe Donaldit, ka pasur zëra për një pajtim mes tyre, madje janë publikuar thashetheme që kanë rezultuar të vërteta. Ishte një eveniment privat me miqtë e Valdrinit, video ka dalë në rrethana jo korrekte por në botën virtuale nuk i shmangesh dot këtyre. Donaldi ka qenë duke i ndezuar cigaren Borës dhe duket si moment kompromentues por mund të ketë qenë një gjest tejet normal. Fillimisht pasi u bë buja me Beatrix-in njerëzit mbronin Borën, ndërsa tani i janë kthyer kundrra frikshëm duke e sharë dhe duke u ndjerë të zhgënjyer prej saj.
Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimit mes Semi Jaupajt dhe Ylli Limanit, njerëzit po e përkthejnë në një marrëdhënie përtej asaj profesionale.
A mendon Kilda se ka diçka mes tyre?
Dashuri nuk mund të them, i shoh të ndryshëm. I mendoj si bashkëpunëtorë dhe miq të mirë por nuk shoh asgjë më shumë se kaq. Semi ka super vokal dhe Ylli si një këngëtar i ri dhe i talentuar do njerëz të tillë afër vetes.