Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka dhënë komentet e saj lidhur me ngjarjet e ndodhura së fundmi brenda shtëpisë së BBV2, ku është shprehur se Kiara nuk po tregohet shumë e sinqertë.
Ajo tha se Kiara nuk shprehet, por ajo ka një lidhje jashtë dhe vëmendja e saj është e fokusuar tek personi që e pret jashtë shtëpisë.
“Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë. Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë. Nuk është akoma brenda Big Brotherit ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është “ok” ai. Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta,” shprehet Dasara Karaiskaj.
Kujtojmë se pak kohë më parë Kiara ka hedhur dyshime se ka dikë që e pret jashtë shtëpisë.
Teksa po qëndronin në oborr, Luizi pyeti banorët se cilit person po ja ndjejnë më shumë mungesën që nga hyrja në shtëpi.
Kiara u përgjigj se është dikush që i mungon, por nuk mund t’ia thotë emrin.
Kaq mjaftoi që Luizi të kishte dyshime për një lidhje të saj jashtë shtëpisë, ndaj vazhdoi t’a pyeste për të zbuluar më shumë, megjithëse Kiara nuk tregoi asgjë.