Fama e dy vellezerve Veshaj eshte komentuar pafund nga ana e publikut dhe jo vetem.
Te shumta kane qene opinionet se fama e tyre ka ardhur vetem per shkak te lidhjeve qe kane krijuar me femrat e njohura te showbizit, ndersa nga ana tjeter ka dhe opinione se cdo gje eshte arritur me punen e tyre.
Se fundmi nje shkrim qe ka marre vemendje ka qene ai i gazetares Ana Shkreli Lisi, ku i cileson binjaket Veshaj si nje shembull i keq.
Shkrimi i plote i Ana Shkrelit:
“Sikur të kisha një Linjë te Gjelbër në dispozicion në këtë moment, gjëja e parë që më vjen ndër mend është të hap një lojë për publikun me temë: Cili është roli apo numri i humorit që mbani mend të kenë interpretuar dhe të kenë pasur sukses, Donald dhe Romeo Veshaj? Në këmbim të përgjigjes së saktë, pa pikë frike, do të vendosja një çmim shumë të lartë sepse jam e sigurtë se nuk do të kishte asnjë përgjigje. Nuk e kam fjalën për përgjigje të gabuar. Askush nuk do t’i binte telefonit. Sepse nuk ka!
Kush janë këta, mund të pyesë me të drejtë ndokush që është treguar mjaftueshëm i mençur sa për të ruajtur mendjen dhe integritetin dhe për të mos ndjekur asnjë nga antivlerat që media klasike, – televizione, gazeta, revista dhe portale, – por edhe media sociale, furnizon pa kufij dhe kontroll publikun?
Po iu përgjigjem unë: janë dy karagjozë të rinj të dalë nga rrjeti, pjesë e një grupi të madh personazhesh të tillë, që përbëjnë modelin më të tmerrshëm dhe të rrezikshëm për rininë shqiptare.
Donaldi dhe Romeo janë modelet tipike që duhen ndaluar me ligj! Vëllëzrit Veshaj janë dy kllounët “më in”, kundër të cilëve realisht duhet bërë diçka. Duhet lëvizur për të shpëtuar një brez….
Kjo është urgjente…
Dhe ja ku po ua rendis arsyet:
Po e nis nga më “pak” i famshmi, Romeo. A e dini çfarë ka bërë në jetë Romeo?
Kulmi i shkëlqimit të tij ka qenë historia e dashurisë me këngëtaren, Jonida Maliqi. Deri ditën kur ata u ekspozuan në publik, askush nuk e njihte ekzistencën e Romeo Veshajt. Tentativat e tij për të çarë në botën e spektaklit dështuan deri kur, duke ndjekur modelin alla Kim Kardashian, Romeo u ekspozua me Jonidën. Kjo e fundit, ra në dashuri dhe nuk ngurroi ta prezantonte kudo shkonte vlonjatin që nuk e kishte problem të futej në sqetullën e këngëtares së njohur e as ti bënte fresk sa herë publiku e kërkonte. Vazhdoi kështu, deri kur mendoi se Jonidës i kishte vjelur maksimumin, u nda prej saj dhe u hodh në krahët e një tjetre.
Sipas llogarive të tij, Romeo do të bënte lajm edhe me atë tjetrën.
Por ia preu hovin, Donaldi. Vëlla binjak, që me sa duket ishte më i shkathët në llogaritë e femrave dhe famës së shpejtë. Donaldi gjuajti Bora Zemanin. Djaloshi, pasi kishte dështuar në tentativën për aktor, provoi edhe televizionin, doli huq dhe përfundimisht, njësoj si i vëllai, gjeti formulën e gatshme: një të dashur të famshme dhe puna quhet e kryer.
Lidhje ndarjet e Donaldit me Borën arritën kulmin në kohën e Big Brother. Pikërisht këtu, aktori në tentativë doli huq në rolin e dashnorit të përkushtuar sepse për pak më shumë famë dhe me dëshirën për të fituar paratë e premtuara, nëse do të shpallej fitues, Donaldi e harroi Borën dhe ju sul Beatrix Ramosajt.
Sesi i vajti filli, dihet. Pasi e shfrytëzoi sa deshi dhe kur petët e lakrorit u hapën, Donaldi lau duart edhe nga Beatrixa dhe aktualisht po përpëlitet të ruajë famën me lojën, “u lidh, s’u lodh me Borën prapë”.
Kaq është e vërteta e modelit Veshaj. Kaq mjafton për vënë kujën dhe për të nisur një lëvizje që të rregullojë tregun e personazheve të famshëm, në një rrjet mediatik të çoroditur dhe të shkatërruar nga vlerat dhe etika. Mendoni çfarë mesazhi i përcjell rinisë, adoleshentëve të rinj ky lloj modeli. Të cilit po ti shtosh edhe spektaklet që transmetohen në televizionet publike, me puthje, përputhje, tjerrje, dashuri, e histori dashurie, mund të quhen me të drejtë një krim kombëtar. Një atentat që po i bëhet rinisë dhe që këto kohë ka ndryshuar gjini: Nuk janë vetëm vajzat e bukura ato që lidhen me të fortët e lagjes për para e famë. Qëllon që edhe djemtë shiten për 2 lekë famë. Qoftë edhe kur janë nga Vlora” /lokimagazine.com