Gazetari i njohur Bledi Mane ka krijuar gjithmonë bujë me deklaratat e tij të drejtpërdrejta, madje shpesh herë është futur në telashe.
Ai njihet per thumbat që u bën personazheve të njohur, madje së fundmi nuk ka kursyer as banoren e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Olta Gixharin.
Teksa ishte i ftuar në një intervistë, Bledi tha se teknologjia i ka dhënë mundësinë shumë njerëzve të lëvrojnë në profesione të ndryshme, por theksoi se përmes teknologjisë nuk bëhesh dot aktor.
Sipas gazetarit problemi qëndron dhe te shkollimi.
“Shkollat tona për shembull, fakulteti im ka nxjerrë çdo vit me qindra gazetarë, por 95% e emrave janë tretur, nuk janë më. Akademia e Arteve, për shembull, kemi Olta Gixharin. Mund të jetë nënë e mirë, gocë e mirë, e gjatë, simpatike, por unë s’di ndonjë rol që më ka mbetur në mendje nga Olta,” – u shpreh Mane.