Gati të largohej nga “Big Brother VIP”? Habit Tea Trifoni

Pas gjithë atmosferës toksike që u krijua ditët e kaluara brenda shtëpisë së”Big Brother VIP”, një prej banoreve ishte gati të largohej.

Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Tea Trifonin.

Kujtojmë se gjatë prime-it Tea u shpreh se shtëpia është kthyer në një ambient mbytës, duke e bërë atë të mos ndjehet aspak e qetë.

Sot, teksa po diskutonte me banorët, ajo tregoi se është më e mirë. Megjithatë, duket se Tea ka qenë gati të largohej nga shtëpia e BBV.

Ajo u pyet nga Ronaldo se, “Vërtet do të largohej nga shtëpia e BBV”, të cilës iu përgjigj e prerë: “PO”.

https://www.instagram.com/reel/CnlsrEehQAF/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se Kejvina Kthella u skualifikua nga gara pas dhunës fizike të ushtruar brenda emisionit ndaj Luizit. /Lokimagazine