Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka zbuluar për herë të parë vështirësitë që ka hasur gjatë lindjes së vajzës së saj, Apple Martin.
Sipas “Daily Mail”, aktorja tregoi se ka bërë dy prerje cezariane për të sjellë në jetë dy fëmijët e saj, 17 dhe 15 vite më parë, operacione që i kanë lënë një shenjë të madhe.
“Lindja e vajzës sime ishte një emergjencë, ishte çmenduri, gati sa nuk vdiqëm. Sidoqoftë, kam një shenjë të madhe në trup dhe them me vete, ‘Oh uau, kjo nuk ka qenë këtu”- tha ajo në podcastin “Armchair Expert”.
Kur po fliste për periudhën pas lindjes, Paltroë kritikoi mediat sociale për prezantimin e një realiteti që nuk mund të ekzistojë.
“Falë Zotit nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijët, sepse tani njerëzit thonë: ‘Oh, sapo linda dy javë më parë dhe kam një bark krejtësisht të sheshtë’. Ndërsa unë them: ‘Uau, unë nuk dukesha kështu dy javë pas lindjes’. Pa dashur të paragjykoj, por tani ne po ushqehemi me këto imazhe që tregojnë se si duhet të dukemi gjatë gjithë kohës, me apo pa bebe.”,- përfundoi ajo.